21:27 / E Martë, 24 Mars 2020 / indeksADMonline

Pacientja e parë në Vushtrri kishte ardhur nga Norvegjia, rruga “Hashim Kolla” në karantinë!

Sonte është shënuar pacientja e parë me koronavirus në komunën e Vushtrrisë, shkruan IndeksOnline.

Kryetari i komunës, Xhafer Tahiri ka thënë se 73 vjeqarja kishte ardhur në Kosovë me datë 14.03.2020, nga një vizitë tek të afërmit e saj në Norvegji.

“Nga data 19.03.2020, e njëjta është përcjellë çdo ditë nga IRSHP Mitrovicë dhe stafi i QKMF-së në Vushtrri. Pacientja dhe familja e saj kanë qenë në vet izolim, ndërsa nuk ka pasur simptoma të dyshimta për Covid-19. Po ashtu nga data 19.03.2020, janë gjurmuar kontaktet e pacientes dhe janë udhëzuar të vet izolohen”, tha ai.

Po ashtu, Xhaferi njoftoi se është futur menjëherë në karantinë lagja ku gjendet shtëpia e pacientes, rruga “Hashim Kolla” dhe rrugët përbri saj.

Postimi i plotë:

Qytetarë të dashur të Vushtrrisë,

Sonte është konfirmuar rasti i parë më Coronavirus Covid-19 në Komunën e Vushtrrisë. Pacientja ka qenë e njohur për Shtabin emergjent komunal dhe IRSHP Mitrovicë. Pacientja është kthyer me datë 14.03.2020, në Kosovë nga një vizitë tek të afërmit e saj në Norvegji. Nga data 19.03.2020, e njëjta është përcjellë çdo ditë nga IRSHP Mitrovicë dhe stafi i QKMF-së në Vushtrri. Pacientja dhe familja e saj kanë qenë në vet izolim, ndërsa nuk ka pasur simptoma të dyshimta për Covid-19. Po ashtu nga data 19.03.2020, janë gjurmuar kontaktet e pacientes dhe janë udhëzuar të vet izolohen. Pacientja sot është përcjellë nga ekipi i QKMF-së në Vushtrri për analiza në Klinikën Infektive ku ka rezultuar pozitiv me Coronavirus Covid-19. Ne besojmë që ky rast është izoluar dhe nuk ka vend për panik dhe shqetësim si dhe nuk paraqet rrezik për rrethin.

Shtabi komunal ka marrë vendim që të futet menjëherë në karantinë lagja ku gjendet shtëpia e pacientes, rruga “Hashim Kolla” dhe rrugët përbri saj. Po ashtu ekipet komunale bashkë me IRSHP po marrin masa për dezinfektim të asaj hapësirë. 

Qyteti i Vushtrrisë i ka marrë të gjitha masat për parandalim të përhapjes së Coronavirus dhe ftojmë qytetarët që bashkë të mposhtim këtë armik të padukshëm. Prandaj, ftojmë qytetarët që të rrinë në shtëpi të mos kenë frikë, Zoti është me ne.

Me respekt,

Xhafer Tahiri

Kryetar i Komunës së Vushtrrisë