Pacientja e vdekur nga koronavirusi, është 71-vjeçare nga Vushtrria

Sot është shënuar vdekja e njëmbëdhjetë e pacientëve me Covid-19 në Kosovë.
Ministria e Shëndetësisë përmes një njoftimi bëri të ditur se rasti është nga Komuna e Vushtrrisë, shkruan Indeksonline.
Njoftimi i plotë:
Njoftim nga Klinika Infektive
Prishtinë, 16 prill 2020
Klinika Infektive ka njoftuar se sot, më 16 prill 2020, në orët e pasdites në Njësinë e Kujdesit Intensiv të kësaj klinike ka përfunduar me vdekje pacienti F.H.(1949) nga Komuna e Vushtrrisë.
Pacientja është hospitalizuar në Klinikën Infektive me datë 05.04.2020, e referuar nga Qendra Emergjente e Spitalit të Vushtrrisë.
Pacientja ka qenë në gjendje të rëndë që nga pranimi në Klinikën Infektive, testi për SARS-CoV- 2 ka rezultuar pozitiv dhe përveç sëmundjes COVID-19 ka pasur edhe sëmundje të tjera shoqëruese.
Kjo është vdekja e njëmbëdhjetë e pacientëve me Covid-19 në Kosovë.