75 Mall Live Search
20:16 / E Shtunë, 29 Qershor 2019 / indeksADMonline

Pack: Zgjedhjet pa opozitën farsë, nëse OSBE i vëzhgon ato bëhet bashkëpunëtore

Doris Pack, kryetarja e Forumit të Grave në Partinë Popullore Evropianë (PPE), thotë se zgjedhjet pa opozitën janë një farsë.

Në një reagim në Twitter, ajo shkruan se nëse OSBE i vëzhgon bëhet bashkëpunëtore në këtë farsë.

“Në një vend demokratik një kryeministër kurrë nuk del kundër dekretit të Presidentit dhe Kushtetutës. Mungesa e Gjykatës (Kushtetuese) prej një viti e gjysmë do ta pengonte atë. Kujt duhet t’i binden qytetarët e shkretë? Zgjedhjet pa opozitën janë një farsë. Nëse OSBE i vëzhgon ato bëhet bashkëpunëtore”, shkruan Doris Pack.