17:56 / E Premte, 23 Gusht 2019 / indeksADMonline

Pacolli: AKR dhe Nisma do të jenë një element kryesor në qeverisjen e ardhshme

Kryetari i AKR-së, Behgjet Pacolli përmes një postimi në Facebook ka folur për koalicionin me Nismën.

Ai në postimin e tij tha se qëllimi është që qytetarëve të iu ofrohet një alternativ që adreson zhvillimin ekonomik, punësimin dhe sundimin e ligjit, transmeton Indeksonline.

Image may contain: 2 people, people smiling, people standing

Ai beson se dy partitë do të jenë në qeverinë e ardhshme

Për më shumë lexoni postimin e plotë:

Të dashur qytetarë të Kosovës
Të nderuar përkrahës të AKR-së

Sot Aleanca Kosova e Re (AKR) ka nënshkruar një marrëveshje koalicioni para-zgjedhor me NISMA për të shkuar së bashku me një listë të përbashket në zgjedhje parlamentare. Qëllimi ynë është t’u ofrojmë qytetarëve tanë një alternative që adreson zhvillimin ekonomik, punësimin, partneritetin me perëndimin dhe forcimin e sundimit të ligjit. Partitë tona në qeveri kanë treguar guxim për të adresuar çështje sfiduese për vendin tonë, tani jemi së bashku të gatshëm për të treguar angazhimin për interesat e qytetarëve tanë, një Kosovë të zhvilluar, të integruar dhe e barabartë për të gjithë.

AKR dhe NISMA së bashku do të jenë pjesë e qeverisë dhe një element kryesor në qeverisjen e ardhshme që do të hapë një kapitull të ri për vendin tonë.