21:50 / E Martë, 20 Gusht 2019 / indeksADMonline

Pacolli: AKR në zgjedhje më e mobilizuar se kurrë

Kryetari i AKR-së Behgjet Pacolli është takuar sot në Vushtrri me Kryesinë dhe strukturat e Degës së AKR-së me ç’rast diskutuan gatishmërinë politike dhe ndërmarrjen e hapave konkretë të nevojshëm në përgatitjet për zgjedhjet eventuale.

Pacolli u shpreh se AKR do të futet në zgjedhje më e mobilizuar se kurrë.

Statusi i tij i plotë në Facebook:

Në Vushtrri zhvillova një takim domethënës me Kryesinë dhe strukturat e Degës së AKR-së me ç’rast diskutuam gadishmërinë tonë politike dhe ndërmarrjen e hapave konkretë të nevojshëm në pregaditjet për zgjedhjet eventuale.

Vushtrria si një nga degët më aktive që ka AKR-ja, shprehën unanimisht mobilizimin dhe mbështetjen e tyre të plotë për zgjedhjet e reja . AKR do të futet në këto zgjedhje më e mobilizuar se kurrë për të marrë përgjegjësitë e reja për vendin.

Faleminderit Vushtrria!