21:46 / E Mërkurë, 27 Dhjetor 2017 / indeksADMonline

Pacolli: Albini nuk është kriminel, drejtësia të përqendrohet te kriminelët e vërtetë

Zëvdenëskryeministri i Kosovës, njëherësh ministri i Punëve të Jashtme, Behxhet Pacolli ka kërkuar lirimin e deputetit të Kuvendit të Kosovës nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti.

Përmes një postimi në Facebook, ai ka thënë se Kurti nuk është kriminel dhe se ajo që ai ka bërë ka qenë plotësisht e hapur dhe vetëm politike, transmeton Indeksonline.

“Albin Kurti është i burgosur për diçka që ai e bëri plotësisht të hapur. Për diçka që ai bëri brenda parlamentit, dhe kjo ishte vetëm politike. Unë mendoj që drejtësia duhet të përqëndrohet me teper në kriminelët e vërtetë. Albini nuk është kriminel. Në vendet evropiane, ai sot do të ishte i lirë. Mos të harrojmë se ka grua dhe fëmijë!”, ka shkruar ai./Indeksonline/