13:27 / E Shtunë, 04 Gusht 2018 / indeksADMonline

Pacolli: Anamorava në prioritetet e mia

Zëvendëskryeministri i parë i Kosovës, njëherësh ministër i Punëve të Jashtme, Behgjet Pacolli, ka vizituar sot Gjilanin.

Në këtë vizitë ai takoi kryetarin e kësaj komune,Lutfi Hazirin dhe përfaqësuesit e tjerë komunal, gjersa ka konfirmuar se do të vazhdojnë investimet në këtë komunë, e cila sipas tij është anashkaluar me vite, transmeton Indeksonline.

“Anamorava mbetet njëra ndër prioritetet e mia të përhershëme”, ka shkruar Pacolli në Facebook.

Ky është postimi i plotë:

“Në Gjilan po investojmë 800 mijë euro për realizimin e projektit për vazhdimin e punimeve në rregullimin e shtratit të lumit “Mirusha” në Gjilan.

Në ceremoninë e nënshkrimit të Memorandumi Bashkëpunit ndërmjet UD Ministrit të MMPH-së z.Fatmir Matoshi dhe Kryetarit të Komunës së Gjilanit z. Lutfi Haziri, deklarova se Gjilani me vite ka kenë i anashkaluar nga qeveria qendrore por më nuk do të anashkalohet sepse gjilanasit meritojnë investime të tilla në ngritjen e standartit të përgjithshëm jetësor.

Anamorava mbetet njëra ndër prioritetet e mia të përhershëme”. /Indeksonline/