75 Mall Live Search
11:59 / E Mërkurë, 22 Korrik 2020 / indeksADMonline

Pacolli: Askush s’duhet të shqetësohet për ndërtimin e Xhamisë së re, në Prishtinë

Kreu i AKR-së, Behxhet Pacolli, thotë se askush nuk ka arsye të shqetësohet për ndërtimin e Xhamisë së re në Prishtinë.

Sipas tij, arkitektura e saj është shprehje e ndjenjave kulturore e fetare të shumicës së popullatës të besimit Islam të vendit.

Shkrimi i tij i plotë në Facebook:

Xhamia e Re,

Askush nuk ka arsye të shqetësohet për ndërtimin e xhamisë se re në Prishtinë.

Arkitektura e saj është shprehje e ndjenjave kulturore e fetare të shumicës së popullatës të besimit Islam të vendit.

Ne duhet të jemi mirënjohës Turqisë dhe donatorëve tjerë për gjestin e tyre. Kosova është një shembull për botën kur bëhet fjalë për tolerancë fetare e diverzitet etnik e demografik.

Le të vazhdojmë të jemi kështu.