21:51 / E Diele, 08 Prill 2018 / indeksADMonline

Pacolli: Askush nuk mund të pengojë pjesëmarrjen e Kosovës në Samitin e Sofjes

Ministri i Jashtëm i Kosovës, Behgjet Pacolli, ka thënë se askush nuk mund ta vë në dyshim apo ta pengojë pjesëmarrjen e Kosovës në Samitin e Sofjes.

Sipas Pacollit ajo tashmë është zyrtare edhe në Agjendën e Këshillit Evropian, transmeton Indeksonline.

Sipas tij, historia ka dëshmuar se nga bashkëpunimi dhe integrimi në Evropë është ruajtur paqja, është rritur siguria, janë zhvilluar ekonomitë dhe ngritur mirëqenia e qytetarëve.

Postimi o plotë:

Samiti i Sofjës…

Përderisa i afrohemi Samitit në mes Bashkimit Evropian dhe Ballkanit Perendimor, që do të mbahet në Sofie më 17 Maj, 2018 askush nuk mund ta vë në dyshim dhe pengojë pjesëmarrjen e plotë dhe të barabartë të vendit tonë në këtë ngjarje. Ajo tashmë është zyrtare edhe në Agjendën e Këshillit Evropian. Ky takim duhet të shikohet si mundësi për t’i dhënë energji të reja marrëdhënieve në mes BE-së dhe gjashtë vendeve të Ballkanit Perendimor: nga forcimi i lidhjeve në infrastrukturë, atë digjitale, ndër-njerëzore e deri tek bashkëpunimi më i afërt në luftimin e sfidave të përbashkëta siç janë: siguria, migrimi, zhvillimet gjeopolitike dhe marrëdhëniet e mira fqinjësore. Historia ka dëshmuar se nga bashkëpunimi dhe integrimi në Evropë është ruajtur paqa, është rritur siguria, janë zhvilluar ekonomitë dhe ngritur mirëqenia e qytetarëve. Ky model mbetet i pazëvëndesueshëm.