09:49 / E Premte, 28 Shtator 2018 / indeksADMonline

Pacolli: Burkina Faso s’u dorëzua para presionit të Daçiqit për Kosovën

Zëvendëskryeministri dhe ministri i Punëve të Jashtme të Kosovës, Behgjet Pacolli po qëndron në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ku mori pjesë ne Asamblenë e Kombeve të Bashkuara.

Në një postim në Facebook, Pacolli ka njoftuar se është takuar me homologun e tij nga Burkina Fasos, shtet afrikan ky që ka njohur pavarësinë e Kosovës kaherë.

Pacolli ka thënë se ministri i Jashtëm serb, Ivica Dacic kishte bërë presion ndaj këtij shteti për njohjen e Kosovës, por që Burkina Fasos nuk ishte dorëzuar, transmeton Indeksonline.

Më poshtë postimi i Pacollit pa ndërhyrje:

Është impresionuese tē ndjesh seriozitetin dhe ndershmērinē me tē cilēn e trajtojnē Kosovēn disa vende afrikane tē cilat gjatē kēsaj periudhe tē fundit kanē qenē nēn presionin, lajkat, manipulimet e Serbisē pēr tē tērhequr njohjen e Kosovēs.

Ndaj e falēnderova nga zemra ministrin e jashtēm tē Burkina Fasos Alpha Barry, vend i cili na njohu nē njē moment shumē tē rēndēsishēm pēr Kosovēn. Burkina Faso nuk ēshtē dorēzuar para presionit tē ministrit Daçic, i cili e ka vizituar para do kohēsh vendin e tij. Ministri, pjesē e njē qeverie tē re, kērkoi informacione prej meje pēr ecurinē e dialogut dhe mē garantoi se mbēshtetja e Burkina Fasos pēr Kosovēn nē organizatat ndērkombētare, atē tē Frankofonisē dhe nē Interpol do tē vazhdonte.. E ftova tē vizitonte Kosovēn, ftesē qē u pranua me kēnaqēsi nga homologu im. /Indeksonline/