75 Mall Live Search
22:22 / E Diele, 28 Mars 2021 / AR

Pacolli: Banale ishte ceremonia për pranimin e një donacioni të rëndomtë nga COVAX

Kryetari i AKR-së, Behgjet Pacolli e ka komentuar ceremoninë e pranimit të vaksinave kundër Covid-19 në aeroportin “Adem Jashari”, shkruan Indeksonline.

Ai tha që ishte banale kjo ceremoni për një donacion të rëndomtë të COVAX.

Gjendja me Covid në Kosovë është shumë e rëndë. Mu duk shumë banale “ceremonia” e organizuar me pompozitet aq të madh në Aeroportin e Prishtinës për pranimin e një donacioni të rëndomt të Aleancës Covax“.

Sipas tij, përkushtimi duhet të orientohet për gjetjen e miliona vaksinave që Kosova ka nevojë urgjente.

Përkushtimi duhet të orientohet për gjetjen e zgjidhjes, gjetjen e miliona vaksinave që Kosova ka nevojë urgjente dhe “vaksina” tjetër ekonomike që do të ndikojnë në rimëkëmbjen ekonomike të Kosovës”./Indeksonline/