Pacolli: Daçiq si baballarët e tij, gënjeshtrën e ka zot, fe e atdhe
Zëvendëskryeministri i Kosovës dhe ministri i Punëve të Jashtme, Behgjet Pacolli ka kritikuar ministrin serb, Ivica Dacic që po krijon lajme duke ia shfrytëzuar emrin atij.
Në një postim në Facebook, Pacolli ka shkruar se nuk është e vërtetë që ai dhe vëllezërit e tij e përcjellin Dacicin kudo që shkon, sic ka aluduar ky i fundit.
Pacolli thotë se Dacic nuk i intereson as atij, e as vëllezërve të tij, e aq më pak që e ka kërcënuar.
Më poshtë postimi i Pacollit:
Rrenat e Ivica Dacicit!
Daçiç funksionon sipas parimit të baballarëve të tij që gënjeshtren e kanë zot, atdhe e fe.
Duke më përmendur emrin tim ai tenton të krijojë lajme për vetveten.
E vërtetë është se ai krijon lajm me emrin tim duke shfrytëzuar emrin tim.
Rasti i gjoja se ai përcillet nga vëllezërit e mi kudo që udhëton, është rrenë. Dacic nuk më intereson mua e lëre më vëllezërve të mi.
Rast tjetër është që unë i paskam bërë kërcënim me vrasje. Eshtê gënjeshtër e një paranojaku.
Ndërkaq gënjeshtra e tij e fundit për Algjerinë ( shihet Tëitterin tim të datës 19 mars.
…Ah.., harrova, Daçiçi po punon sipas konstatimeve të Dobrica Çosiçit;
“Rrena është interes kombëtar serb…
Rrena është spektër i patriotizmit serb dhe dëshmi e inteligjencës serbe të lindur…Rrejmë në mënyrë kreative, me mençuri, inventivë…
Rrena është në vetë në qenien e serbëve…
Në këtë vend, çdo rrenë në fund bëhet e vërtetë…
Serbët shumë herë në histori i ka shpëtuar rrena
…”, ka thënë ai që njihet si “Babai i Kombit
serb”, Dobrica Qosiq
…./….
Dobrica Ćosić, “otac srpske nacije”:
„ Laž je vid srpskog patriotizma i potvrda naše urođene inteligencije.
Lažemo stvaralački, maštovito, inventivno.“
„Laž je srpski državni interes.“
„Laž je u samom biću Srbina“.
„U ovoj zemlji svaka laž na kraju postaje istina.“
„Srbe je toliko puta u istoriji spašavala laž…“ /Indeksonline/