18:06 / E Martë, 27 Shkurt 2018 / indeksADMonline

Pacolli, Daçiqit: S’po ke ç’të bësh, e po lavdërohesh me destruktivitet

Zëvendëskryeministri i parë i Kosovës, njëherësh Ministri i Punëve të Jashtme, Behgjet Pacolli, i ka reaguar Ministrit të Punëve të Jashtme të Serbisë, Ivica Daçic, i cili kishte thënë se njohja e Kosovës si shtet është gjë e gabuar.

Si kundërpërgjigje ndaj tij, Pacolli ka thënë se do të ishte mrekulli nëse Daçic do të bënte diçka konstruktive, që t’i hynte në punë dikujt, shkruan Indeksonline.

Pacolli po ashtu ia ka rikujtuar Daçicit se Kosova është shtet i pavarur, të cilin e njohin rreth 2/3 e shteteve të botës.

Ky është postimi i plotë:

Si përgjigje ndaj ironizimit të Daçicit rreth vendeve që e kanë njohur apo nuk e kanë njohur Kosovën.

Mundem vetëm të them se do të ishte ndonjë mrekulli nëse Daçici do të bënte diqka konstruktive, që do ti hynte dikujt ne pune.

Si duket, ai nuk ka cka të bëj, e lavdërohet me destruktivitetin e tij.

Daçic duhet ta dijë se Kosova ka shpallur pavarësinë e vet, është e faktoriziar si shtet dhe 2/3 e botës e njohin kete realitet, për qka e ftoj edhe Daçicin që ti bashkangjitet botës së civilizuar dhe konstruktive.