13:05 / E Mërkurë, 28 Shkurt 2018 / indeksADMonline

Pacolli del nga takimi me Listën Serbe (Foto)

Zëvendëskryeministri dhe ministri i Punëve të Jashtme, Behgjet Pacolli tashmë ka dal nga takimi që po mbajnë krerët e shtetit me deputetët e Listës Serbe.

Në këtë takim po diskutohet për demarkacionin me Malin e Zi, marrëveshje të cilën po vazhdon ta kundërshtoj Lista Serbe, raporton Indeksonline.

Ndërkohë, pas pak pritet të nis seanca e jashtëzakonshme e Kuvendit të Kosovës, në të cilën do të votohet për ratifikimin e marrëveshjes për demarkacion mes Kosovës dhe Malit të Zi. /Indeksonline/