75 Mall Live Search
15:04 / E Martë, 28 Maj 2019 / indeksADMonline

Pacolli demanton Daçiqin: Aksioni nuk është realizuar vetëm në veri

Ministri i Punëve të Jashtme, Behgjet Pacolli, ka demantuar ministrin e Serbisë, Ivica Daçiqit, se nga Inspektorati Policor dhe Policia e Kosovës janë duke u arrestuar vetëm serbët e veriut.

Pacolli në një konferencë për media në Slloveni, tha se aksioni i Policisë është kryer në disa qytete të Kosovës, si në Skenderaj, Vushtrri e Mitrovicë, përcjellë Indeksonline.

Sipas tij, personat që janë arrestuar janë të dyshuar për krim të organizuar . /Indeksonline/