15:58 / E Hënë, 03 Shtator 2018 / indeksADMonline

Pacolli demanton lajmet për dorheqjen e Labinot Tahirit nga AKR

Presidenti i AKR-së Behgjet Pacolli me anë të një postimi në Facebook ka reaguar në lidhje me raportimet e mediave për dorëheqjen e deputetit Labinot Tahiri nga AKR.

Duke postuar një fotografi të tyre të përbashkët, Pacolli ka sqaruar se Tahiri është dhe do të jetë në AKR përkundër thashethemeve.

Postimi i Pacollit:

Labinot Tahiri ka qenë, është dhe do të jetë në AKR, përkundër thashethemeve dhe konspiracioneve.  Karvani ecën përpara!!!!