75 Mall Live Search
14:37 / E Enjte, 29 Gusht 2024 / A. M.

Pacolli demanton raportimet se do të jetë në listë me PDK-në!

Presidenti e Aleancës Kosovare e Re (AKR), Behgjet Pacolli ka hedhur poshtë raportimet për përfshirjen e tij në listat e ardhshme zgjedhore.

Një medie raportoi se Pacolli pritet të jetë në një listë me Partinë Demokratike të Kosovës në zgjedhjet e 9 shkurtit.

“Nuk është e vërtetë”, ka thënë shkurt për Indeksonline.

Ndryshe, Pacolli në zgjedhjet e 2021-s ishte në listë me partinë e Isa Mustafës, LDK-në. /Indeksonline/