75 Mall Live Search
14:10 / E Mërkurë, 24 Tetor 2018 / indeksADMonline

Pacolli dënon sulmin e taksistit shqiptar në veri: Aktet e tilla duhet të dënohen me ligj

Ministri i Punëve të Jashtme, Behgjet Pacolli ka dënuar sulmin ndaj taksistit shqiptar në pjesën veriore të Mitrovicës.

“Dhuna dhe aktet e tilla duhet të dënohen me forcën e ligjit. Policia e Kosovës duhet të ndërmarrë masa emergjente në parandalimin e sulmeve të tilla të cilat kanë për qëllim destabilizimin e asaj pjese të Kosovës”, ka shkruar Pacolli përmes një reagimi në rrjetin social Facebook.

Persona të panjohur kanë thyer me gurë xhamat e veturës së një taksisti shqiptar derisa ai po barte udhëtarët në rrugën “Ivo Lolla Ribar” në veri të Mitrovicës.

Vlera e demit të shkaktuar në këtë incident që ka ndodhur dje është rreth 250 euro.

Njësitet policore janë duke kryer hetime lidhur me rastin.