16:04 / E Enjte, 30 Korrik 2020 / indeksADMonline

Pacolli, deputetëve të LDK-së: Turp, morët maska falas, e s’e votuat amandamentin për qytetarët!

Deputetja e Lëvizjes “Vetëvendosje”, Fitore Pacolli ka kritikuar qëndrimin e Lidhjes Demokratike të Kosovës sa i përket votimit kundër për blerjen e maskave falas për qytetarët.

Sipas saj, shumica e deputetëve të LDK-ës sot i kanë marr maskat falas që ofrohen për deputetë nga Kuvendi.

“Por të njëjtit votuan kundër amandamentit që shteti të siguroj maska për qytetarët e sidomos për ata në gjendje të vështirë ekonomike. Turp”, ka deklaruar ajo. /Indeksonline/

Image may contain: 1 person, selfie, closeup and indoor