Pacolli dhe ish-presidentët e Shqipërisë vizitojnë në Hagë ish-krerët e UÇK-së

Behgjet Pacolli shkoi sot për vizitë në Hagë, te ish kolegët e tij në politikë, ish-krerët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
Ai u shoqërua nga ish-presidentët e Shqipërisë, Alfred Moisiu, Rexhep Meidani, Bamir Topi, si dhe ish-kryeministri Pandeli Majko.
Lajmin e ka bërë të ditur vetë Pacolli.
Ai ka ndarë në Facebook disa fotografi, ku ka përshkruar edhe qëllimine vizitës së tij.
“Qëllimi i kësaj vizite ishte solidarizimi me udhëheqësit e UÇK-së që tani po mbahen pafajsisht në paraburgim dhe mbështetjes se tyre në përballjen me padrejtësine që po u bëhet” shkroi Pacolli.

