75 Mall Live Search
09:16 / E Martë, 23 Nëntor 2021 / AR

Pacolli: Dhimbje e trishtim për humbjen e bashkëkombësve tanë nga Maqedonia e Veriut

Kryetari i AKR-së, Behgjet Pacolli ka thënë se është dhimbje e madhe humbja e bashkëkombësve tanë nga Maqedonia e Veriut, në aksidentin në Bullgari.

Ai shpreh ngushëllimet për familjet e viktimave.

“Dhimbje e madh dhe trishtim për humbjen aksidentale tragjike të jetës së bashkëkombësve tanë nga Maqedonia e Veriut. Në këto çaste shumë të rënda i shpreh ngushëllimet më të thella familjarëve dhe autoriteteve të Maqedonisë së Veriut. Lutem dhe uroj shërim sa më të shpejtë dhe të plotë për të mbijetuarit!”, ka shkruar ai./Indeksonline/