75 Mall Live Search
12:03 / E Shtunë, 13 Tetor 2018 / indeksADMonline

Pacolli: Do të anëtarësohemi në INTERPOL në muajin nëntor

Punëve të Jashtme të Republikës së Kosovës, Behgjet Pacolli, pas anëtarësimit të Republikës së Kosovës në Organizatës Ndërkombëtare të  Frankofonisë, ministri tha se Kosovën në nëntor të këtij viti do ta anëtarësojë edhe në INTERPOL.

Këto deklarime Pacolli i ka bërë në një postim në profilin e tij zyrtar në “Facebook” ku ka thënë se anëtarësimi i Kosovës në INTERPOL nuk është kërcënim për askënd.

Postimi i plotë i Pacollit:

Samiti i Organizatës ndërkombëtare të Frankofonisë i mbajtur në Jerevan të Armenisë, rezultoi me ngritjen e statusit të Republikës së Kosovës si vend anëtar i asocuar. Pavarësisht përpjekjeve destruktive të palës serbe, Kosova shënoi sukses të plotë, duke iu falenderuar punës së palodhshme të gjithë ekipit të MPJ, stafit diplomatik dhe institucioneve tjera shtetërore.

Falenderoj presidentin Macron, kryeministrin Trudeau dhe gjithê liderët e shteteve të Frankofonisë për mbështetjen ndaj Kosovës.

Synimi ynë i radhës, që është edhe sfida më e madhe e shtetit tonë, e diplomacisë tonë dhe fuqizimit të shtetësisē, do të jetë anëtarësimi në INTERPOL, në nëntor të ketij viti.

Gjithë kapacitetin tim e kam orientuar drejt këtij synimi.

Kosova në INTERPOL nuk do të thotë kërcënim për askend. Kosova në INTERPOL do të thotë paqe dhe kontribut në sigurine e brendshme, rajonale dhe ndërkombëtare. Kosova në INTERPOL do të thotë luftë kundër terrorizmit dhe krimit të organizuar ndërkombëtar dhe më shumë siguri për qytetarët tanë.

Kosova në Interpol do të thotë fuqizim i shteti tonë.

/Indeksonline/