Pacolli dy muaj më herët kishte paralajmëruar votimin e Qeverisë Kurti, pa kushte

Ishte një parti opozitare që i dha dy vota qeverisë së re të Republikës. Bëhet fjalë për AKR-në, që plotësoi numrin e votave 66.
Kryetari i AKR-së, Behgjet Pacolli kishte para dy muaj se do ta votojë Qeverinë “Kurti”. pa kushte. Këto deklarata, ish-ministri i Jashtëm i bëri në një intervistë për Klan+ të Shqipërisë, transmeton Indeksonline.
“Nëse qeveria Kurti i kërkon votat, edhe pse ne kemi vendosur të qëndrojmë në opozitë ne do ta votojmë. AKR-ja si gjithmonë si një parti liberale, pro Evropiane, krahu i djathtë, është parti që zgjidh probleme, parti shtet – formuese”, ishte deklarata e tij.
Më poshtë, video: