75 Mall Live Search
09:06 / E Premte, 01 Nëntor 2024 / L K

Pacolli e krahason rritjen e rrogave me atë të Britanisë

Fitore Pacolli, deputete e VV-së, ka folur rreth rritjes së rrogave dhe shtesave të fëmijëve.

Gjatë një debati, Pacolli ka marrë shembull Britaninë e Madhe, duke deklaruar se ky vend i ka rritur nga pesë ose gjashtë funte shtesat për fëmijët.

“Ne jemi shtet në krahasim me Britaninë, Britania ka shumëfish më shumë buxhet. Ka rëndësi vlera, sepse ne po kritikohemi pse i kemi rritur shtesat në shumën që i kemi rritur, a unë po ta jap një shembull prej një shteti supër të zhvilluar, prej një shteti me ekonomi shumë të fortë, i cili i ka rritë shtesat për fëmijë gjashtë funta, gjashtë funta”, tha Pacolli në RTV 21.