23:23 / E Enjte, 13 Shtator 2018 / indeksADMonline

Pacolli e Limaj e presin në darkë diplomatin e njohur shqiptar

Zëvendës kryeministri i Kosovës njëherit diplomat i jashtëm, Behgjet Pacolli  ka pritur në shtëpinë e tij homolugun shqiptar, Ditmir Bushati, pas vizitës që ky i fundit ka pasur në  Prishtinë.

Pjesë e këtij takimi ka qenë edhe zv/kryeministri tjetër dhe lideri i NismaSocialdemokrates, Fatmir Limaj, shkruan Indeksonline.

I pari i MPJ-së ka treguar se kanë folur për shumë tema të interesit të përbashkët.

Shkrimi i plotë:

Kisha kënaqësinë që mirëprita në shtëpinë time ministrin e jashtëm të Shqipërisë, mikun tim Ditmir Bushatin në fillim të vizitës së tij në Prishtinë.

Edhe pse në një ambient miqësor, biseduam për shumë tema të interesit të përbashkët. Shqipëria dhe Kosova funksionojnë si një trup në mbrojtjen e interesave në politikën e jashtme.

Falenderoj edhe zëvendëskryeministrin Limaj për prezencën dhe angazhimin e tij në interes të vendit./Indeksonline/