12:59 / E Hënë, 27 Dhjetor 2021 / MSH

Pacolli e “ngacmon” Kurtin me një thënje ekonomike

“Një nga rekomandimet e menaxhmentit të ekonomis moderne thotë: “Zgjidhni problemin fillimisht dhe më pas gjeni fajtorin””.

Është ky komenti i Behgjet Pacollit, drejtuar Kurtit, lidhur me krizën energjetike në vend.

Kurti më herët komentoi këtë krizë, duke fajësuar udhëheqjen paraprake.

Sipas Kryeministrit, faktorët që kanë ndikuar në sjelljen e kësaj krize janë mungesa e vizionit për zhvillim socio-ekonomik të Kosovës, dhe projektet e ndryshme pa strategji afatgjate.