08:40 / E Enjte, 20 Gusht 2020 / indeksADMonline

Pacolli e nis ditën me fjalët e Naim Frashërit: Punë, punë, natë e ditë, që të shohim pakëz dritë…

Behgjet Pacolli përvec kryetar i AKR-së , ish president i vendit dhe ish ministër i Punëve të Jashtme njihet si njëri ndër  shqiptarët më të pasur, shkruan IndeksOnline.

Ai ka një pasuri të tillë, duke poseduar prona e hotele luksoze në disa vende të botës.

Disa herë nëpër intervista dhe paraqitje të tij ka theksuar se për të arritur në pasurin që posedon i është dashur shumë mund dhe punë. E pikërisht për këtë ai sot ka ndarë me të gjithë ndjekësit e tij në Facebook një thënie të rilindasit e poetit të madh shqiptar Naim Frashëri.

“Punë, punë, natë e ditë, që të shohim pakëz dritë…” Fjalët e Naim Frashërit më kanë ndjekur gjithë jetën. Puna vërtet është nder! Ju uroj të gjithëve një ditë të mrekullueshme!”, janë fjalët e Pacollit e të cilat janë shoqëruar me një fotografi, në një vendpunishte.