Pacolli e Sefaj të vendosur, nuk u tërhoqën nga vendimi për arrestimin e Gjuriqit
Ministri i Punëve të Jashtme, Behgjet Pacolli ka qenë i vendosur që ministrat serbë nëse futën ilegalisht në territorin e Republikës së Kosovës të arrestohen.
Në të njëjtën vijë ka qenë edhe kreu i Punëve të Brendshme, Flamur Sefaj.
Dyshja, Pacolli e Sefaj u kanë kërkuar Policisë së Kosovës që të mos tërhiqen përballë presioneve drejt zbatimit të vendimit të Qeverisë.
Në momentin që Policia e Kosovës mori informacionin se në një sallë në veri ndodhej Marko Gjuriq ka intervenuar me profesionalizëm për t’ia vendosur prangat atij.
Gjuriq i lidhur u dërgua në Stacionin e Policisë “Qendra” në Prishtinë , ku më pas u vendos që i njëjti të dëbohet drejtë Merdarës./Indeksonline/