75 Mall Live Search
22:15 / E Mërkurë, 06 Prill 2022 / AR

Pacolli: Evropa po shokohet me pamjet nga Ukraina, por i ka harruar gjenocidet e tmerrshme në Kosovë

Kreu i AKR-së, Behgjet Pacolli ka thënë se Evropa po shokohet me pamjet nga Ukraina me varreza masive.

Megjithatë sipas tij, Evropa duket i ka harruar gjenocidet e tmerrshme që përjetuam në Kosovë, raporton Indeksonline.

“Evropa po shokohet me pamjet nga Ukraina me varreza masive, por si duket i ka harruar gjenocidet e tmerrshme që përjetuam në Kosovë.

Vetëm në Mejë të Gjakovës u vranë mbi 370 civilë, nga të cilët 36 ishin të mitur. Dhe kriminelët ende ju lëvizin lirshëm në Serbi”, ka shkruar Pacolli./Indeksonline/