18:32 / E Diele, 04 Mars 2018 / indeksADMonline

Pacolli falënderon autoritetet kroate qe filluan hetimet për incidentin e autobusit kosovar

Ministri i Punëve te Jashtme të Kosovës, Behgjet Pacolli ka shprehur keqardhje për incidentin që ndodhi në afërsi të kufirit shtetëror Kroaci-Serbi, me autobusin e linjës Gjermani-Kosovë.

Pacolli ka thënë se se qytetarët e Kosovës që ishin në këtë incident janë në vend të sigurt dhe nuk ka të lënduar, transmeton Indeksonline.

Pacolli ndër të tjerash ka falënderuar autoritetet kroate që filluan hetimet në lidhe me shkaqet e zjarrit.

Ky është postimi i plotë:

Shpreh keqardhje për incidentin, që ndodhi në afërsi të kufirit shtetëror Kroaci-Serbi (në pjesën kroate) me autobusin e linjës Gjermani-Kosovë, i cili po transportonte shumicën e udhëtarëve nga Kosova. Nga informacionet, që kam pranuar nga Ambasada e Kosovës në Kroaci nuk ka asnjë qytetarë të lënduar dhe çdo gjë është në rregull, duke përfshirë dokumentacionin e tyre. Për momentin, të gjithë shtetasit e Kosovës janë në një vend të sigurtë, respektivisht në Qendrën e Kryqit të Kuq në afërsi të kufirit, përderisa autobusi tjetër është në rrugë e sipër dhe pritet që të arrijë në çdo moment për t’i marrë ata dhe transportuar për në Kosovë. Falënderoj autoritetet kroate, që tashmë kanë filluar hetimet në lidhje me shkaqet e zjarrit.