75 Mall Live Search
21:11 / E Enjte, 10 Janar 2019 / indeksADMonline

Pacolli falenderon homologun gjerman për mbështetjen për liberalizimin e vizave

Ministri Pacolli falënderon ministrin e shtetit gjerman për Evropë, Roth për mbështetjen dhe avokimin gjerman për liberalizimin e vizave në Bruksel

Zëvendëskryeministri i parë dhe Ministri i Jashtëm Pacolli ka falënderuar ministrin e shtetit gjerman për Evropë, Michael Roth, për mbështetjen dhe avokimin gjerman për liberalizimin e vizave për Kosovën në Bruksel.

“Kosova ka pëmbushur kushtet e BE-së që të fitojë liberalizimin e vizave. Prandaj është e drejtë që tani t’i jepet drita e gjelbërt kosovarëve. Ne, do ta pëkrahim këtë fuqishëm në Bruksel”, ka thënë Ministri i shtetit gjerman.

“Ky do të ishte një hap i rëndësishëm për ta bërë Evropën të prekshme për kosovarët dhe njohje e reformave të ndërmarra nga Kosova”, ka thënë ministri i jashtëm Pacolli.