Pacolli flet pas shpërndarjes së Kuvendit, tregon qëndrimin e AKR-së për zgjedhjet!
Kryetari i AKR-së, Behgjet Pacolli ka thënë se partia e tij në zgjedhje do të shkoj me një program që për synim do t’i ketë sfidat ekonomike, partneritetin me vendet perëndimore dhe sundimin e ligjit.
Këto fjalë ai i tha përmes një postimi në Facebook pas shpërndarjes së Kuvendit të Kosovës, transmeton Indeksonline.
Ai në postimin e tij tha se AKR ka nevojë që qytetarët ta mbështesin vizionin e partisë.
Për më shumë lexojeni postimin e plotë të Behgjet Pacollit:
“Sot deputetët e Kuvendit të Kosovës votuan në favor të shpërbërjes së Kuvendit dhe hapjes së rrugës së thirrjes së zgjedhjeve që do t’i japin legjitimitet skenës politike. Sfidat me të cilat përballet Kosova janë të mëdha dhe ne kemi nevojë që qytetarët tanë të japin mbështetje për vizionin tonë”, ka shkruar ai./Indeksonline/