Pacolli flet për njohjen që i premtoi Kurtit: Delegacioni i lartë vizitoi Kosovën, priten rezultatet

Kryetari i AKR-së, Behgjet Pacolli, në dhjetor të vitit të kaluar pati thënë se një shtet të cilit nuk ia ka përmendur emrin, e ka njohur Pavarësinë e Kosovës.
Por, ai pati hedhur akuza ndaj Kurtit, për neglizhim pasi thotë se i ka dërguar në Ëhatsapp letrën e presidentit dhe konfirmimin e tij ndaj Kosovës, shkruan IndeksOnline.
Sot, Pacolli tha se “delegacioni i lartë nga ai shtet ishte në Kosovë, i ftuan krerët e shtetit që të vizitojnë këtë shtet për të nënshkruar mardhënjet diplomatike dhe tani hapat konkret priten nga krerët e institucioneve tona”.
“Shumë njerëz më pyesin ( edhe në rrjete sociale) se çka ndodhi me njohjen për të cilin i pata shkruar Kryeministrit.
Për hirë të transparencës ju informoj se delegacioni i lartë nga ai shtet ishte në Kosovë, i ftuan krerët e shtetit që të vizitojnë këtë shtet për të nënshkruar mardhënjet diplomatike dhe tani hapat konkret priten nga krerët e institucioneve tona.
Presidentja paska mbledhur krerët për koordinim dhe kjo është punë e mirë. Shpresoj që do t’i shohim rezultatet”, shkroi ai./IndeksOnline/