21:45 / E Diele, 06 Shkurt 2022 / AR

Pacolli flet sërish për njohjen: Osmani ose Kurti duhet ta vizitojnë atë shtet

Së fundi, kryetari i AKR-së, Behgjet Pacolli ka njoftuar për një njohje të re që ia ka siguruar Kosovës.

Madje, delegacioni i atij shteti afrikan thuhet se ka qenë në Kosovë, raporton Indeksonline.

I pyetur në Facebook se çfarë ndodhi me atë njohje, Pacolli tha se, tani duhet njëri prej presidentes Vjosa Osmani ose kryeministrit Albin Kurti që të vizitojë atë shtet.

“Te lutem ja beni pytjen KM dhe Presidentes, detyra ime ka qene me ua sjellë delegacionin ( ai ishte ne Kosove, po ne ate kohe une i pata paralajmeruar) dhe tani ka mbet qe nje nga dy figurat te udhetojne per vizite zyrtare ne ate shtet per nenshkrimin e mardhenjeve diplomatike (me Prrsidentin e atij shteti) ashtu si ishte parapare”, ka shkruar Pacolli./Indeksonline/