Pacolli: Ftesa e Kurtit për përballje është kërcënim, nuk e toleroj dot

Kreu i AKR-së, Behgjet Pacolli sonte në T7 ka thënë se është shokuese dhe kërcënim ftesa e kryeminitrit në detyrë, Albin Kurti për përballje në një debat televiziv.
Madje, ai ka thënë se kërcënimi i tij është në adresë të gabuar.
“Ftesa e Kurtit për një debat televiziv është shokuese. Ku thotë se aty do të jetë drejtori i Policisë dhe Xhelal Svecla. Është arrogante, ftesë që krijon fiksim, është kërcënim dhe duket se ajo është drejtuar në adresë të gabuar. Unë nuk e toleroj dot këtë kërcënim”,ka thënë Pacolli.
Tutje, ai ka treguar se ka bërë testin për covid19 derisa ishte në Zvicër.
‘’Para se me ardh këtu, e kam kry edhe testin në Zvicër dhe më ka dalë negativ. Atje nuk kam pasë asnjë kontakt me dikë që ka mujt me qenë i infektuar’’, ka treguar tutje ai.
Ai ka thënë se ndjehet mirë që tash është në shtëpinë e tij në Hajvali./Indeksonline/