Pacolli: Gënjejnë liderët që thonë se nuk e heqin taksën – nuk është mirë të mashtrohet
Ministri në detyrë i Punëve të Jashtme, Behgjet Pacolli, ka komentuar çështjen e taksës 100% ndaj produkteve serbe, vendim ky që nxiti mjaftueshëm reagime edhe tek ndërkombëtarët.
Duke folur sonte në Televizionin Publik për procesin zgjedhor në të cilin po kalon vendi, presidenti i AKR-së, Behgjet Pacolli ka deklaruar se taksa ishte fillimisht hap i qëlluar porse ajo duhet të hiqet, njofton Klan Kosova.
”Liderët që thonë senuk do ta heqin taksën, po gënjejnë. Nuk është mirë të mashtrohet elektorati”.
”Isha ministër i Jashtëm por e kisha shumë vështirë, sepse nuk kisha mundësi të japë asnjë përgjigje për çështjet që ishin në tryezë. Thjeshtë nuk kisha informacion. Politika nuk ishte e koordinuar”.
Pacolli tha tutje se vizat nuk u liberalizuan thjeshtë sepse nuk është punuar sa duhet.
”Liberalizimi i vizave varet edhe nga proceset e tjera”.