Pacolli “godet” Aliun: Turp, s’po kujdeseni për rrugët e për mjedisin

Kreu i AKR-së, Behgjet Pacolli ka pyetur nëse po punohet diku në Kosovë për ndonjë projekt infrastrukturor, duke marrë shkas shkatërrimin e disa rrugëve nga përmbytjet e vitit 2020.
Ai thotë se kudo mund të shihet se po shkatërrohen pyjet tona, kështu duke goditur Ministrinë e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, të cilën e drejton Liburn Aliu.
“Në fund të vitit 2020 përmbytjet e fuqishme kanë shkatërruar shumë rrugë dhe deri më tani askush nuk është kujdesur t’i riparojë ato. Kudo që gjindeni në natyrë mund të shihni se si po shkatërrohen pyjet tona.
A mund të më thotë dikush se ku po punohet në Kosovë për ndonjë projekt infrastrukturor, ku po mirëmbahet një rrugë dhe ku po bëhet diçka për të ndaluar degradimin e mjedisit???
Sinqerisht, është turp për përfaqësuesit e institucioneve përgjegjëse?”, ka shkruar ai./Indeksonline/