Pacolli i alarmuar nga rasti i vajzës nga Drenasi, kërkon veprim urgjent institucional
Zëvendëskryeministri i Kosovës, njëherit Ministri i Jashtëm, Behgjet Pacolli përmes llogarisë së tij Facebook ka reaguar ndaj rastit abuzimit të 16 vjeçares nga Drenasi.
Pacolli ka kërkuar veprim urgjent institucional, ndërsa ka thënë se rasti i sotshëm monstruoz është shkelje e dinjitetit dhe fyerjes ndaj vlerave të traditës sonë dhe cënimit të themeleve ligjore institucionale.
Ky është postimi i tij i plotë:
Veprim urgjent institucional
I alarmuar nga rasti i sotshëm monstruoz i shkeljës së
dinjitetit dhe i fyrjes që i bëhet vlerave e traditës sonë, si dhe cënimit të
vet themeleve ligjore e institucionale nuk mund të qëndroj indiferent nga ajo
çfarë pamë e dëgjuam sot. Rasti i nëpërkëmbjes dhe cënimit deri në skllavërim,
i një vajze 16 vjeçare, dëshmon dështimin e një morie institucionesh, prandaj
së shpejti do të propozoj që sikurse në botën e civilizuar dhe demokratike,
këta shkelës monstruoz dhe kushdo që
guxon të prek nderin dhe moralin e tjetrit, të konfirmuar me vendim nga një
gjykate, me automatizëm të figuroj në një listë publike të ofenduesve seksual.
Atyre do t’ju ndalohej ushtrimi i çfardo roli a pozite zyrtare. Madje një listë
dhe masë e ngjashme, do të duhej t’i nxirrte siç janë, edhe ata që dënohen për
korrupsion.
Kupa është mbushur, duhet veprim urgjent
institucional!