75 Mall Live Search
20:23 / E Hënë, 05 Qershor 2023 / LB

Pacolli i del në mbështetje Hotit pasi Peci e quajti analfabet: Çfarë shije të keqe të lënë shpifjet e juaja, ministër

Presidenti i Aleancës Kosova e Re, Behgjet Pacolli ka dalë në mbështetje Avdullah Hoti, pasi ministri i Bujqësisë, Faton Peci e quajti analfabet, ish-kryeministrin e Kosovës.

Pacolli ka shkruar se dihet botërisht se Hoti nuk është analfabeti, por është i urtë, e i arsimuar me edukatë fisnike.

“Ju ministër edhe  mua më keni  sharë duke më quajtur ndër të tjerash  ” njeri  që vjen nga Kremlini”! Sinqerisht nuk di çfarë t’u them pos që po shpifni”, ka shkruar ndër të tjera Pacolli.