21:49 / E Mërkurë, 23 Shkurt 2022 / SH F

Pacolli i del në mbrojtje deputetes Duda Balje

Kryetari i AKR-së, Behgjet Pacolli i ka dal në mbrojtje deputetes Duda Balje, pasi ajo tregoi se është kundër martesave me gjini të njëjtë.

Pacolli ka thënë se edhe kërkesa për shkarkim e saj është i pavend.

“Deputetja Duda Balje u  zgjodh me votën e lirë të popullit,  nga ku mbështetët  edhe pozicioni i saj në komisionin parlamentar.  Mendoj  se propozimi i znj.  Luljeta Demolli, për shkarkimin e znj.  Balje ishte i pavend dhe i nxituar😡”, ka shkruar Pacolli në Facebook.

Luljeta Demolli, drejtoreshë e Qendrës Kosovare për Studime Gjinore ka kërkuar dorëheqjen e deputetes Duda Balje nga Grupi Parlamentar për të Drejtat e Njeriut në Kuvendin e Kosovës ku ajo është kryetare. Reagimi i Demollit erdhi pasi Balje tha se nuk do të votojë pro Kodit Civil këtë të enjte në Kuvendin e Kosovë i cili përmban lejimin e martesave mes gjinive të njëjta.