18:00 / E Diele, 19 Dhjetor 2021 / AR

Pacolli i drejtohet publikisht Kurtit: Një shtet pritet ta njohë Kosovën

Kryetari i AKR-së, Behgjet Pacolli i është drejtuar publikisht kryeministrit Albin Kurti, pasi siç thotë ai nuk po i përgjigjet privatisht.

Përmes një letre publike në Facebook, Pacolli flet për një njohje të Kosovës, për të cilën pret miratim nga kryeministri Kurti, raporton Indeksonline.

Në WatsApp, më datën 18/12 ju kam dërguar letrën dhe mesazhin e Presidentit të shtetit që konfirmon se janë të gatshëm (javën e ardhshme) të vizitojnë Kosovën, pēr të kryar  formalitetet e njohjës dhe të diskutojnë  për vizitën juaj  evtl në këtë shtet“, ka shkruar ai.

Postimi i plotë:

Letër kryeministrit Kurti,

I nderuar zoti kryeministër,

Takimi ynë i fundit me ju ishte një natë para zgjedhjeve presidenciale, kur ju kishit nevojë për votën time. Duke e ditur se ju nuk përgjigjeni ne letrat e  mia, ( ashtu siç nuk iu përgjigjët dhe as atyre letrave që kërkoja lirimin e instrumenteve mjekësore,sipas rregullave, për spitalin e pediatrisë që i kishit bllokuar në terminalet doganore.

Duke ditur këtë, më mbetet vetëm t’ju drejtohem publikisht;

Në WatsApp, më datën 18/12 ju kam dërguar letrën dhe mesazhin e Presidentit të shtetit që konfirmon  se janë të gatshëm (javën e ardhshme) të vizitojnë Kosovën, pēr të kryar  formalitetet e njohjës dhe të diskutojnë  për vizitën juaj  evtl në këtë shtet.

Gjithçka është e rregulluar, zotni Kryeministër, unë kam punuar  gjatë për këtë njohje dhe pritet vetëm miratimi juaj.

Unë, si gjithmonë, jam në dispozicion për gjithçka që keni nevojë rreth kësaj njohje,

Me nderime,

Behgjet Pacolli