17:18 / E Martë, 17 Korrik 2018 / indeksADMonline

Pacolli i jep mirënjohje Halil Kastratit, për çdo lot gëzimi që ka ndarë (Foto)

Hoxhë Halil Kastrati njihet për humanizmin e tij. Ai bëri që shumë familje të kenë lot gëzimi falë bamirësisë që ai ka.

Por jo vetëm kaq. Ministri i Punëve të Jashtme të Kosovës, Behgjet Pacolli sot ka ndarë jë mirënjohje për humanizmin e Halil Kastratit, transmeton Indeksonline.

Pacolli ka thënë se mirënjohja nuk u dha vetëm për shumën që ka ndarë, por edhe për çdo lot gëzimi që ka ndarë.

Postimi i plotë:

Humanizmi është virtyt i shqiptarëve. Sot i ndava mirënjohje humanistit, mikut dhe vëllaut tim, Halil Kastratit. Jo vetëm për shumën që ka ndarë, por edhe për çdo lot gëzimi që ka ndarë. ??