20:58 / E Enjte, 30 Nëntor 2017 / indeksADMonline

Pacolli: I kemi borxh SHBA-ve për gjithçka që kanë bërë për Kosovën

Zëvendëskryeministri, Behgjet Pacolli ka njoftuar se vizitën në SHBA e përmbyll me dy takime me kongresmenët dhe mbështetësit e mëdhenj të popullit dhe institucioneve të Kosovës, Peter Roskam dhe David Price.

“Vizitën e përmbylla me dy Kongresmenët miq dhe mbështetës të mëdhenj të popullit dhe Institucioneve të Kosovës, Peter Roskam dhe David Price. Ne, vërtetë i kemi borxh këtij vendi për gjithçka që kanë bërë, janë duke bërë dhe do të bëjnë për vendin dhe popullin tone”, ka shkruar Pacolli në Facebook.