75 Mall Live Search
18:57 / E Hënë, 05 Gusht 2019 / indeksADMonline

Pacolli i kundërpërgjigjet Hasanit, e quan ‘Hajn-uz’

Ish kryetari i Gjykatës Kushtetuese, Enver Hasani e kishte quajtur Behgjet Pacollin rrugaç dhe kishte rezervuar një mori akuzash për ministrin e jashtëm të Kosovës.

Megjithatë nuk ka vonuar kundërpërgjigja e kryediplomatit kosovar, që në profilin e tij në facebook ka bërë një reagim të gjatë ndaj Hasanit.

Ky postim permban pergjigjen time për njëfar Hajn-uzi, e juve, miqve të mi ju kërkoj ndjesë

Ti Hajn-uz, Enver, Hysen, Hasan apo si e ke emrin, mund lirisht të jetosh 3000 vjet, por kurrë nuk do ta arrish atë që kam arritur unë, në jetën time normale si në aspektin human ashtu dhe në atë profesional.
Ty, hajn-uz dhe ideve tuaja ju vjen erë e keqe ndaj duhesh te pastrohesh per te mos ndotur shoqerine! Shko e shperlahu nga kjo erë e padurueshme para se me permend emrin tim apo familjen time.E din ti çka po mendoj, Hajn-uz! Por, pastrohu poashtu edhe nga proceset e shumta gjyqesore e nga akuzat për damet qe ja ke bërë kësaj shoqerije.
Une vij nga një familje fshatare bujare qe ka gjeneru, jo hajna por njerez punëtorë, mikpritës krenarë e ti hajn-uz nuk je në lartësinë me e pergojuar atë! 
Ti Hajn-uz, asgje nuk ke bë për shoqërinë e shtetin e Kosovës pos hajnive, shantazheve, dhunimeve e genjeshtrave. 
… E unë… unë me punë kam mundësuar qe familja ime të kapercejë ku e ku nivelin e ashtuquajtur familjes intelektuale të sojit tend e të cilën, ti Hajn-uz e e perfaqson. 
Arritjet e mia i kam mundësuar me pune mu në qendër të kryeqyteteve perëndimore. Ndërsa për ty Hajn-uz Enver dhe Hasan dihet se origjina e arritjeve tua ngjan e dyshimtë dhe sigurisht me prejardhje lindore, (megjithë respektin per Lindjen).

Une nuk kam abuzuar me ndonjë studente time, ndërsa për ty, hajn-uz, Enver,Hasan apo Hysen flitet se i ke dhunuar ato. Nga ana tjetër ti hajn-uz nuk ke dhënë kontribut për këtë shtet (gjithmonë nëse nuk llogarisim kontributin tënd negativ si fabrikues diplomash doktorësh te rrejshem).

E unë… une te paktën 5000 paga mujore (mos me i permend tjerat) për popullin tim, që nga fillimi i vitit 1990 e këndej e tani edhe nga mbi 15.000! 
Ti e quan te turpshme pergjigjen time ironike ndaj Brnabiqit ( ironi të cilën kurrë nuk e ke kuptuar) apo shtrëngimin e dorës me Presidentin Trump!Ti Hajn-uz e ëndërron atë kurse unë e bëj.
Ti Hajn-uz, Enver dhe Hasan thuaj çka të dush por veprat e mia, dëshmitë e mia profesionale dhe akademike në krejt globin, tregojnë se modestisht jam më i ditur, më i ndershëm, me i shkolluar e më puntor e human se ti!
Tani ti Hajn-uz beso ç’ të dush, shih endrra e mendo si të më ofendosh edhe më tutje por unë sot (nuk po tregoj më tepër se çfarë … je), por po udhtoj drejt Londrës për të darkuar me një person të rêndësishem e kthehem për desert me miqtë e mi në Hajvali…