Pacolli i pasionuar pas Benzit, koleksion 1 milionësh në garazhin e tij

Politikanët e Kosovës kanë raportuar pasuritë e tyre në Agjencinë Kundër Korrupsion.
Më i pasuri ndër të gjithë është ish-ministri i Punëve të Jashtme, Behxhet Pacolli.
Kreu i AKR-së ka një perandori me biznese, prona por edh me vetura, shkruan Indeksonline.
Ai posedon një koleksion veturash që kap vlerën rreth 1 milion euro, ku të preferuarit e tij shihet se janë Mercedes Benz.
Në krye të këtij koleksioni është një Mercedes Benz S600 që e ka vlerësuar 200.000 euro.
Në të njëjtin çmim është edhe një tjetër Benz, GLS 63 AMG që edhe ai ka një çmim të njëjtë.
Nuk duhet harruar që Pacolli posedon edhe një avion privat që e ka vlerësuar hiq më pak se 9.9 milionë euro. /IndeksOnline/
