75 Mall Live Search
15:04 / E Hënë, 24 Janar 2022 / LB

Pacolli i përgjigjet deputetit të VV-së, tregon me çka ngrohet në shtëpinë e tij

Presidenti i AKR-së, njëherësh deputet i Kuvendit të Kosovës, Behgjet Pacolli i ka reaguar një deputeti të Vetëvendosjes, i cili ndër të tjera tha se Pacolli e ka shtëpinë e madhe dhe duhet ta paguajë rrymën e shtrenjtë.

Në pamundësi për t’iu përgjigjur në seancë, Pacolli ka thënë se shtëpia e tij funksionon siç shkruan ai me energjinë e Zotit, me energji eficente-alternative.

Postimi i plotë i Pacollit:

Deputeti i partisë në pushtet, sot në debatin parlamentar, para qytetarëve të Kosovës dhe kolegëve, në kontest me tarifat e energjisë elektrike, tha se “Pacolli e ka shtëpinë e madhe dhe duhet ta paguajë rrymën e shtrenjtë”

  Në pamundësi për të arritur në radhë për t’u përgjigjur, po e

  siguroj kolegun tim deputet se;

   “Jam mësuar gjithmonë të paguaj, por në këtë rast, nese nuk  keni pretendime tjera ,  më duhet t’ju ​​zhgënjej…

  “shtëpia ime, sido që të jetë, ajo funksionon me energjinë e Zotit, d.m.th.  me energji

  eficente-alternative.