09:14 / E Shtunë, 17 Tetor 2020 / indeksADMonline

Pacolli i prekur nga vdekja e 3 bashkatdhetarëve në Gjermani

Dje si pasojë e një aksidenti në Gjermani kanë vdekur 3 anëtarë të një familje nga fshati Rahovicë e Ferizajit, ndërsa kreu i AKR-së, Behgjet Pacolli ka ngushëlluar familjen.

Ai thotë se ky lajm është jashtëzakonisht i rëndë. “Lajmi për tre bashkatdhetarë të tjerë të vdekur në Gjermani është jashtëzakonisht i rëndë. Java që lëmë është e rëndë për Kosovën”, u shpreh Pacolli, shkruan Indeksonline.

Viktimat janë të moshës 12, 18 dhe 35 vjeç të familjes Krasniqi nga fshati Rahovicë të Ferizajit.

“Lutem që tragjedi të ngjashme të mos përsëriten!”, përfundon ai.