Pacolli i reagon Daçiqit: Qytetarët e Kosovës nuk kanë bërë krime lufte, të turpëruar jeni ju
Ministri i Punëve të Jashtme, Behgjet Pacolli ka reaguar ndaj deklaratës së homologut të tij, Ivica Daçiq se “Interpoli do të mbushet me fletëarreste për udhëheqësit e Kosovës”.
Pacolli ka thënë se nuk është çudi nëse ndodh kjo, pasi dihet kush është Daciqi dhe çka mund të bëjë Serbia.
Ai ka thënë se njerëzit e Kosovës nuk turpërohen sepse nuk kanë kryer gjenocid, vrasje e masakra, transmeton Indeksonline.
Ndërsa, ka theksuar se bashke ideologët e Daçiqit nuk arrijnë t’i numërojnë kriminelet e luftës që kryen masakra në Kosovë.
Postimi i plotë i Pacollit:
E lexova një deklaratë të Dacicit, se gjoja Interpoli do të mbushet me fletarreste për udheheqësit e Kosovës.
Po, mund të ndodhe që Serbia të vazhdojnë të keqpërdorin edhe institucione ndërkombëtare, ashtu siq ka vepruar deri tani. Nuk është çudi, duke e ditur se kush është Daçiçi.
Njerëzit e Kosovës vetëm janë mbrojtur nga gjenocidi dhe nuk turpërohemi asnjëherë për veprimet tona.
Të turpëruar para civilizimit botëror janë ata që kanë kryer gjenocid.
E mira është që askush nuk do të këtë mundësi më të kryej gjenocid mbi popullin e Kosovës.
Asnjë qytetar i Kosovës nuk është i dënuar për vrasje. Asnjë qytetar i Kosovës nuk është i dënuar për masakra. Asnjë qytetar i Kosovës nuk ka bërë krime lufte, ngase lufta jonë ka qenë për mbijetesē.
Ndërsa bashkëideologet e Dacicit, nuk arrin ti numërojë kriminelët e luftës që kryen krimet e tmerrshme ne Kosovë e rajon!./Indeksonline/