75 Mall Live Search
09:39 / E Premte, 04 Shkurt 2022 / OSH

Pacolli i thotë Pecit që t’i kërkojë falje Isa Mustafës: S’ka më keq se të pështysh aty ku ke ngrenë

Kreu i Aleancës Kosova e Re, Behgjet Pacolli, i ka dalë në mbrojtje ish-kryetarit të LDK’së, Isa Mustafës, pas fjalëve të Ministrit Faton Peci.

Pacolli i ka sugjeruar Pecit që t’i kërkojë falje Mustafës, duke i thënë se ai është rritur dhe ngritur me LDK’në, që e udhëhiqte Mustafa.

Sipas Pacollit, s’ka veti më të keqe se “të përshtysh aty ku ke ngrënë”.

“Po mundohem t’ju kuptoj (pa hyrë në kampin politik), por ne fund gjithmonë konstatoj se fyerjet që i bëni ish kryetarit tuaj nuk i ngjajnë  një djali të  ri, nje përsoni të ngritur, një ministri dhe një përfaqësues të Kosovës evropiane. Ju them nga eksperienca ime e gjatë .. nuk ka veti më të keqe për një të ri  se kjo “të  pështysh aty ku ke ngrenë” Ju zoti Peci,  jeni rritur dhe ngritur me LDK-në, të cilën  e udhëhiqte njeriu që tani ju e shani, Isa Mustafën.  Po të isha në vendin e juaj unë do të kerkoja falje”, ka shkruar Pacolli.