23:44 / E Hënë, 03 Gusht 2020 / indeksADMonline

Pacolli i uron shërim Hotit: Me fuqinë e Zotit do ta tejkaloni së shpejti edhe këtë sfidë, ju jeni njeri i popullit..

Keqpërdorimi i llogos së IKSHPK-së për interesa të Mustafës e Hotit është i papranueshëm dhe cenon rëndë besimin e madh që qytetarët kanë krijuar ndaj këtij institucioni sidomos gjatë kësaj periudhe të përballjes me pandeminë.

Kjo nuk është dashur të lejohet assesi.
Mustafa e Hoti mund ta vazhdojnë fjalorin e ulët nga llogaritë e tyre por jo nga IKSHPK!

Edhe kryeministri i Republikës së Kosovës, Avdullah Hoti është infektuar me COVID-19, e i njëjti ka thënë se është në gjendje të mira shëndetësore dhe se është vetëizoluar.

Përmes një postimi të bërë në FB, kryetari i AKR-së, Behgjet Pacolli i ka uruar shërim kreut të qeverisë, por edhe të gjithë qytetarëve të prekur nga ky virus.

Ky është postimi i plotë i Pacollit:

I nderuar Kryeministër Hoti,
Edhe në forma të tjera ju kam uruar shërim të shpejtë dhe me fuqinë e Zotit do ta tejkaloni së shpejti edhe këtë sfidë, jo vetëm ju, por të gjithë qytetarët që janë të prekur me këtë virus.
Unë nuk jam dhe nuk pretendoj të jem pjesë e qeverisë që e drejtoni ju, por sot duke lexuar shumë komente e shkrime, shpreh plotësisht solidaritetin tim me ju dhe lutem që ta kaloni sa më mirë këtë sfidë për të iu kthyer në axhendën normale të punës.
Dua të them që kam vëzhguar punën tuaj deri tani dhe ju përgëzoi sinqerisht.
Ju keni demonstruar se jeni njeri i popullit, punëtor, njeri i zakonshëm, njeri i arsimuar, gjentil, mendjehapur dhe profesionist.
Për mentalitetin tonë ndoshta ajo që ju përfaqësoni, është e hershme, sepse njerzit në këtë pjesë të botës janë më të prirur të vlerësojnë ata që flasin bukur, por në esencë nuk përfaqësojnë ndonjë angazhim konkret në shërbim të qytetarëve.